Tani në Gostivar dokumentet i merrni direkt “si në bankomat” (VIDEO)

Prej sot në Komunën e Gostivarit është vënë në përdorim kiosku elektronik që në realitet është një aparat elektronik në formë të bankomatit,

prej ku qytetarët mund të bëjnë kërkesa, të kryejnë pagesa dhe të marrin vërtetime e dokumente të ndryshme komunale, pa patur nevojë të presin radhë apo të enden nga zyra në zyrë.

E-Kioskun mund ta përdorë çdo qytetar i Gostivarit, të cilit i duhet të marrë ndonjë dokument nga administarta lokale. Përdorimi është shumnë i thjeshtë, në tre gjuhë, ngjashëm me mënyrën e përdorimit të bankomateve për nxjerrjen e parave, përcjell in7.

Siç ka njoftuar në rrjetet sociale, i pari i Gostivarit, komuna që ai drejton është e para në vend që ka vënë në përdorim një sistem të tillë elektronik për kryerjen e shërbimeve për qytetarët.

Related posts

OBSH-ja përjashtohet nga hetimet kineze për Covid-19

admin

Covid-19, statistikat ditore do të përfshijnë rastet e shënuara deri në orën 15:00

admin

Banorët e Haraçinës: Nuk ka koronavirus, paniku përhapet pa nevojë

admin

Qeveria pritet të miratojë masat ekonomike

admin

33 persona shkelin orën policore, arrestohen 20 prej tyre

admin

RMV do të marrë 66 milionë euro nga BE për luftë kundër virusit korona

admin