Konfiskohen 36 kilogramë marihuanë, arrestohen dy persona

Departamenti për Asgjësimin e Krimit të Organizuar Veles në bashkëpunim me Prokurorinë e Velesit ka ngritur padi penal kundër shtetasve A.I.(59) dhe Z.M. (52), për kryerjen e veprës penale ”prodhim i palejuar dhe shitje të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Sipas Ministrisë së Brendshme, më datën 04.11.2020 shtetasit A.I.(59) dhe Z.M. (52) kanë udhëtuar në Kosovë për të marrë drogën, pastaj janë kthyer në Maqedoninë e Veriut, ku kanë pasur të parkuar automjetin me të cilin drogën do transportonin drejt Turqisë. Më datën 09.11.2020 Z.M., sipas instruksioneve të A.I., është nisur drejt Turqisë me sasinë e drogës, por gjatë udhëtimit në autostradën Shkup-Veles, shtetasi Z.M ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga. Policia ka mbërritur në vendngjarje për aksidentin në fjalë, por kur kanë kontrolluar automjetin e përmbysur, kanë gjetur edhe 36 kilogram drogë e tipit marihuanë.Të dy personat janë privuar nga liria dhe janë çuar para gjykatësit në procedurë paraprake ku u është shqiptuar masa e paraburgimit për 30 ditë.

Related posts

MASH: Dekreti ku thuhet se procesi mësimor do të filloj me 18 maj është lajm i rremë

admin

Kërçovë, gjashtë persona nuk e kanë respektuar orën policore

admin

​Bota mobilizohet për të ndihmuar Italinë në luftën kundër koronavirusit

admin

Virusi korona, Mickoski dhe Zaev në izolim 14 ditor

admin

Çulev: MBP rreptësisht do veprojë ndaj përhapjes së lajmeve të rreme lidhur me koronavirusin

admin

Filipçe: S’ka nevojë për karantinë në Kumanovë

admin