Ahmeti: Zaev po rrezikon karrierën politike në shërbim të integrimit të vendit

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti deklaroi se kryeminsitri Zoran Zaev ka vënë në rrezik karrierën e tij politike vetëm e vetëm për të arritur që të zhbllokoj bllokadën rrugën e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

“Unë vlerësoj në këtë situatë se zoti Zoran Zaev ka vullnet të mirë për të zgjedh një problem të rëndësishëm që ka të bëj me ardhmërinë me vendin tonë, për çeljen negociatave për në BE. Vlerësoj se është një rrezik, një sakrificë e Zoran Zaev, për të rrezikuar karrierën politike që mirë të bëhet për vendin, për shtetin dhe për qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Ne solidarizohemi me bashkëqytetarët tanë maqedonas, ne asnjëherë nuk kemi kontestuar asgjë, qoftë nga historia apo nga gjuha”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Ahmeti shpreson edhe në konstruktivitetin e palës bullgare, por nuk përjashton edhe ndihmën e faktorit ndërkombëtarë.

“Historia ka dëshmuar për përpjekje të përbashkëta, dhe në këtë situatë ne duam një zgjidhje sa më të shpejtë. Të mos ndikohet nga emocionet por të jeë racional, sa më i arsyeshëm që të zgjidhe këtë çështje. Shpresoj tek pala bullgare që kanë qenë pro integrimit tonë, besoj se edhe pala bullgare do të tregoj gatishmëri që të kapërcehen këto dallime dhe të hapet rruga për anëtarësim në BE. Unë besoj në vlerat europiane të Bullgarisë dhe besoj se këto dallime do të zgjidhen dhe atë jo shumë larg, por në ditët në vijim. Shpresojmë edhe tek miqtë tanë evropian që do të inkurajojnë palët për një zgjidhje të pranueshme”, tha Ahmeti.

Related posts

Dhunuesit e vajzës nga Shtipi dënohen më nga 2.5 vite burg

admin

VMRO-DPMNE: TË MOS U NDALET RRYMA FAMILJEVE TË VARFËRA

admin

Prej nesër shkurtohet ora policore, edhe në fundjavë

admin

Filipçe: Të lahen apo dezinfektohen duart pasi të përdoret transporti publik

admin

Filipçe: Nesër do të diskutohet nëse ka ose jo kushte për mbajtjen e zgjedhjeve

admin

Mançevski prezanton të punësuarit në administratë, 132.900 të shpërndarë në 1324 institucione

admin