AAK: Nëse nuk votohet Haradinaj për president, vendi shkon në zgjedhje

Deputeti i kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, Pal Lekaj, në një prononcim për mediat vendase është shprehur se nëse partitë politike nuk e përkrahin propozimin e AAK-së, vendi shkon në zgjedhje.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, mbrëmë ka deklaruar se partia e tij nuk do ta votojë Ramush Haradinajn për shef të shtetit.

“Ne nuk kemi vota për një kandidat i cili do të vinte nga koalicioni qeverisës. Është absurde të jetë në opozitë dhe të votosh një kandidat në pozitë”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj tha, po ashtu, se deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e votojnë për shef të shtetit vetëm kandidatin që vjen nga radhët e subjektit të tyre politik.

Deklaratës së Hoxhajt i është përgjigjur deputeti i AAK-së, Pal Lekaj. Ish-ministri i Infrastrukturës tha se 14 deputetët e AAK-së do ta votojnë vetëm Ramush Haradinajn për president dhe jo ndonjë propozim tjetër.

“E kemi thënë vazhdimisht se Aleanca është e vendosur në këtë drejtim. Ne si Aleancë e kemi ofruar kandidatin tonë z. Haradinaj për postin e presidentit dhe për këtë nuk bëjmë kompromis. Ne vlerësojmë propozimet e partive tjera, në këtë rast edhe të PDK-së por ne jemi të vendosur që 14 votat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk shkojnë për asnjë personalitet tjetër përpos kandidatit tonë z. Haradinaj”, tha Lekaj.

Ndër të tjera ai shtoi se nëse partitë e tjera nuk e përkrahin liderin e tyre atëherë vendi shkon në zgjedhje.

“Nëse partitë politike nuk e përkrahin propozimin e Aleancës atëherë nuk ka tjetër zgjidhje përpos që vendi të shkojë në zgjedhje”, u shpreh Lekaj.

Ndërkaq, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, dje para mediave, tha se javën e ardhshme do të takohen me partitë politike për çështjen e presidentit. Mustafa ka thënë se është më mirë të arrihet pajtueshmëri për emrin e shefit të shtetit dhe jo të shkohet në zgjedhje të reja.

Related posts

Kurti: E kam takuar dy herë Grenellin dhe në dy takimet e kam shikuar në sy, por s’i kam thënë që do ta heq tarifën 100 %

admin

Kurti: Rrëzimi i qeverisë ishte një plan, s’pendohem për shkarkimin e Veliut

admin

Baton Haxhiu: Kurti nga opozita do të shikojë se si formohet Qeveria dhe si hiqet taksa

admin

Nisin hetimet për të gjetur personin që kërcënoi me jetë Albin Kurtin

admin

Greg Rama kaloi COVID-19? Djali i kryeministrit falenderon mjekët e Sanatoriumit

admin

UNDP i dhuron Kosovës 20 ventilatorë

admin