Kosnett: Amerika kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova, pavarësisht kush është president

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett, ka thënë se dëshiron që t’i sigurojë të gjithë se Amerika kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova, njofton Insajderi.

Në konferencën që u hap nga ish-presidentja, Atifete Jahjaga, dy amerikanët siguruan shqiptarët se lidhjet mes dy popujve do të jenë të lidhura ngushtë, pavarësisht ndërrimit të adiministratës në Shtëpinë e Bardhë.

Kështu u shpreh ai në konferencën e organizuar nga diaspora shqiptare, ku janë bërë bashkë dy ambasadorët amerikanë të dy shteteve shqiptare.

Madje, Kosnett shtoi se dëshiron që të lë shenjë edhe në angazhimin e diasporës përmes një programi të veçantë që angazhon të rinjtë jashtë vendit.

Ndërkohë, ambasadorja Kim, foli për situatën në Shqipëri dhe rolin e diasporës shqiptare.

Kim tha se diaspora duhet të luajë rol të rëndësishëm në zhvillimin e institucioneve demokratike, me theks ato të drejtësisë.

“Diaspora duhet të fokusohet në disa shtylla dhe t’i shtyj përpara ato”, tha ajo. /Insajderi

Related posts

Trump dhe Pence dalin negativë në testin për Covid-19

admin

Nesër hapen kufijtë e brendshëm të BE-së, vendet e Ballkani duhet të presin

admin

Covid-19, Turqia do ndërtojë dy spitale në Stamboll

admin

Skuadra daneze do sjell më afër ndeshjet tek spektatorët

admin

Zviceranet protestojnë kundër pabarazisë gjinore

admin

Austria hap kufijtë me Italinë dhe 30 vende të tjera

admin