Boris Johnson rezulton negativ në testin për COVID, por vijon të qëndrojë në izolim

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, ka rezultuar negativ në testin për koronavirusin, por ai do të vazhdojë të mbetet i izoluar sipas udhëzimeve të autoriteteve.

“Ai bëri dje tamponin që rezultoi negativ, por sipas rregullave, ai do të vazhdojë të qëndrojë në vetëizolim”, tha zëdhënësi i tij për mediat.

Kryeministri britanik u izolua, pas kontakteve me një person që rezultoi i infektuar me COVID.

Me një shënim në Twitter, Johnson njoftoi qytetarët se do të vijojë të komunikojë me ta në ditët në vijim, duke përdorur çdo mjet komunikimi./tch/

Related posts

Kryetarja e KE-së paralajmëron se dezinformatat për KOVID-19 janë të rrezikshme për jetë

admin

Vetëvritet politikani gjerman,nuk përballoi stresin e krijuar nga COVID-19

admin

‘Nuk ka garanci që zgjedhjet në Amerikë nuk do të preken nga koronavirusi’

admin

Ministri francez: Nga 1 korriku do të rihapim kufijtë me vendet jashtë Shengenit

admin

Zvicër, ekonomia mund të pësojë rënien më të madhe në 45 vitet e fundit

admin

Shtyhen zgjedhjet në Rusi për shkak të koronavirusit

admin