Arsenali dhe Fiorentina me oferta për Bardhin

Sipas mediave në Spanjë, skuadra e Arsenalit ka dërguar ofertë konkrete për Enis Bardhin. Sipas radios “Onda Çero”, skuadra angleze është në kërkim të firmës së mesfushorit shqiptarë, edhe pse në këtë garë përballet me sfidën e Fiorentinës, por edhe disa skuadrave nga Bundesliga. Bardhi është autor i 2 gola në 3 ndeshjet e fundit me të cilat Levante, që tani është në mesin e sigurt dhe gati 90 për qind ka siguruar mbijetesën. Bardhi ka shënuar 16 gola dhe 10 asiste në 3 vite e qëndrimit te Levante, që e bën njërin ndër lojtarët më të rëndësishëm te skuadra spanjolle. Ndërkohë trajneri i Arsenalit, Mikael Arteta dëshiron që të shtojë kualitetin në mesfushën e skuadrës angleze, duke ditur se e ardhmja e Gendouzit dhe Seballosit është në dyshim. Klauzola për prishjen e kontratës së Bardhit me Levantes, është 50 mln euro.

Related posts

Pol Pogba duhet të vendos mes Madridit dhe Torinos

admin

Verderi ende beson te Milot Rashica

admin

UEFA cakton data të reja për finalet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës

admin

Skandali me Napolin, nuk i ka dhënë pagat futbollistëve dhe stafit

admin

Ronaldo foto me të ëmën e kthyer nga spitali: Kujdesuni për familjet tuaja, rrini në shtëpi

admin

ATP dhe VTA: Tenisi pezullohet deri më 13 korrik

admin