Partitë shpalosin sloganet e tyre për zgjedhjet e 15 korrikut

Partitë politike kanë përzgjedhur sloganet me të cilët do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut. LSDM-ja është përcaktuar për moton “Mundemi- Edhe më mirë edhe më shumë”. Ky subjekt muaj më parë ndryshoi edhe ngjyrat identifikuese në bardh e kuq.

VMRO-DPMNE-ja garon me sloganin “Ripërtëritja e Maqedonisë”. Pas këtij slogani qëndron i gjithë koalicioni parazgjedhor. Edhe opozita muaj më parë ndryshoi ngjyrat dhe modifikoi logon e sloganit.

BDI-ja është përcaktuar për sloganin “Erdhi koha për kryeministrin e parë shqiptar”. Ky subjekt në logo ka vendosur edhe flamurin kombëtar maqedonas përkrah atij shqiptar, shqiponjë të modifikuar dhe logo të subjektit në formë vule.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa janë përcaktuar bashkërisht për sloganin “Tash është koha”. Ngjyrat do t’i përfaqësojnë të dyja partitë, ora në shkronjën “SH” që nënkupton kohën për shqiptarët dhe dy logot në anën e djathtë që nënkuptojnë përcaktimin e tyre ideologjik të qendrës së djathtë.

Partia Demokratike Shqiptare ka vendosur të prezantohet me sloganin “Vjen vera ka dera”. Nga ky subjekt thonë se për këtë slogan janë përcaktuar duke u bazuar në bindjet se kjo verë është e shqiptarëve e cila do të sjell ndryshime.

Partitë e tjera politike paralajmërojnë publikimin e sloganeve në ditën e parë të fushatës. Me rrjedhjen e afateve për zgjedhje partitë do të hedhin short në KSHZ edhe për zonat e billbordeve.

Related posts

Mickoski: Qeveria të shpall gjendje krize në të gjithë territorin

admin

Stoltenberg: Moment historik për Maqedoninë e Veriut, tani në NATO do të valojnë 30 flamuj

admin

Moti sot me diell dhe vranësira mesatare, temperatura deri më 25 gradë

admin

‘Rritja e çmimeve’, ministri i ekonomisë inspekton marketet (VIDEO)

admin

Spitalet private në vend do të trajtojnë pacient me koronavirus

admin

Ziberi viziton varret e Trajkovskit e Imerit

admin