Fshehja e simptomave, pengesë për evidentimin e rasteve

Një numër i madh i qytetarëve të prekur me Kovid-19 fshehin simptomat. Përveç kësaj nuk tregojnë as kontaktet gjatë anketës epidemiologjie. Ministria e Punëve të Brendshme ka hasur edhe në numra të rrejshëm kontakti tek personat në izolim. E gjithë kjo sipas ministrit të Brendshëm, Naqe Çulev po vështirëson punën e organeve për të lokalizuar vatrat e virusit.

“Një pjesë e qytetarëve mohojnë të japin të dhëna të sakta apo edhe të marrin pjesë në anketa epidemiologjike. Këto janë të dhëna të nevojshme të cilat duhet jepen. Inspektorati dhe policët madje hasin edhe në pengesa gjatë kontrolleve të personave në izolim. Kemi raste kur kanë dhënë numra të rrejshëm për kontakt- deklaroi Naqe Çulev, Ministër i Brendshëm.

Çulev thotë se dekretet me forcën e ligjit që ndëshkojnë personat që japin anketë të rrejshme epidemiologjike duhet të sillet në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë.


“Derisa shkohet me dekret të ri duhet të sillet bashkërisht me Ministrinë e Shëndetësisë dhe MPB-në, ashtu siç u soll dekreti për mbajtjen e maskave. Ne bashkërisht me inspektoratet këto masa i zbatojmë në terren. Pra nëse duam të bëjmë gjoba kundërvajtëse për personat që nuk tregojnë simptoma se japin të dhëna të rrejshme, duhet të bashkëpunojmë me Shëndetësinë- pohoi Naqe Çulev, Ministër i Brendshëm.

Fshehja e simptomave dhe deklarimi i kontakteve të rrejshme paraqet vepër penale e cila ndëshkohet me gjoba të larta ose burg.

Related posts

Priten çmime të reja të derivateve të naftës

admin

Filipçe: Masat e shtrënguara do të sjellin rezultate

admin

Ende nuk dihet se si dhe kur do të hapen kafenetë dhe restorantet

admin

Me fluturim special qytetarët të cilët kanë mbetur në Slloveni kthehen në Maqedoninë e Veriut

admin

Angelovska: Ndihmë shtesë për kompanitë e turizmit, transportit dhe gastronomisë

admin

Parqet dhe malet, të mbushura me qytetarë

admin