Heqja e taksës i solli mbi 17 milionë euro ekonomisë serbe

Mbi 17 milionë euro mallra kanë hyrë nga Serbia në Kosovë, që nga 1 prilli kur qeveria e Kosovës, hoqi tarifën 100% dhe vendosi masën e reciprocitetit.

Këtë e ka konfirmuar për gazetën inFokus, zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.

Stavileci po ashtu konfirmoi se mallrat që po prijnë janë ato të Industrisë Ushqimore dhe Industrisë së Ndërtimtarisë por mbrapa nuk mbetet as ajo Farmaceutike.

“Përafërsisht shifra e ka kaluar 17 milionë euro. Industristë kryesore janë Industria Ushqimore, Industria e Ndërtimit dhe Framaceutike”, ka thënë ai.

Kujtojmë se taksa 100% për mallrat nga Serbia u vendos me 21 nëntor të 2018-es, nga qeveria Haradinaj ndërsa u hoq me 1 prill të 2020, nga qeveria Kurti duke vendosur masën e reciprocitetit./Gazeta inFokus/

Related posts

SHBA-ja ndihmon Kosovën me 1.1 milion dollarë për të luftuar koronavirusin

admin

Mali i Zi, 197 të infektuar me koronavirus

admin

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë: Reciprociteti ndaj Serbisë është në dëm të Kosovës

admin

Robert Berishës ia konfiskojnë sintin në konvikt

admin

Oda Amerikane: Furnizimi me mallra strategjike në Kosovë po vazhdon normalisht

admin

6 deputetë të Zvicrës i kërkojnë LDK-së ta tërheqë mocionin ndaj Qeverisë

admin