Pëson ndryshime instagrami i princit William dhe Kate pasi Harry & Meghan lanë mbretërinë

Kur @SussexRoyal, ish-llogaria në Instagram e princit Harry dhe Meghan Markle, ishte aktive, numëronte një numër të njëjtë ndjekësish me @KensingtonRoyal që zotërohet nga princi William dhe Kate Middleton. Për aq kohë sa në internet çifti Harry-Meghan ishte më i popullarizuar, u pa si i dyshimtë fakti që @KensingtonRoyal numëronte po aq ndjekës sa @SussexRoyal. Sidoqoftë, llogaria në Instagram e princit William dhe Kate ka tashmë më shumë ndjekës dhe duket se kjo gjë nuk është fare e rastësishme.

Sipas People, fill sapo Harry dhe Meghan njoftuan se nuk do ta përdornin më @SussexRoyal, sepse hoqën dorë nga mbretëria, William dhe Kate nxituan të punësonin David Watkins, ish-menaxheri i Instagramit të Harry-t dhe Meghan-it.

Referuar edhe profilit në LinkedIn, Watkins është tashmë menaxheri i rrjeteve sociale të dukës dhe dukeshës së Cambridge-it. Nuk është e qartë se kur David nisi të bashkëpunojë me ta, por në fakt vihet re ndryshimi në Instagram.

Më parë, llogaria e @KensingtonRoyal kishte një natyrë paksa më formale, me foto konferencash dhe takimesh, ndërsa së fundmi ka më tepër diversitet dhe foto nga përditshmëria.

Për momentin, @KensingtonRoyal numëron 11.5 milionë ndjekës, ndërkohë që @SussexRoyal ka stopuar në 11.3.

Related posts

Shteti i Oklahomas në SHBA goditet nga 7 tërmete brenda 12 orëve

admin

Britani, gjendet e vdekur në pyll gruaja e ish-ministrit Paterson

admin

Gjermani, 520 mijë vetë do mbeten pa punë si pasojë e pandemisë

admin

Pashkët festohen me kufizime për shkak të koronavirusit

admin

Britani e Madhe/Kufizimet e koronavirusit mund të zgjasin për 6 muaj ose edhe më gjatë

admin

Trump tërhiqet nga ideja për vendosjen e Nju Jorkut në karantinë

admin