30 mjekë nga Shqipëria nisen drejt Italisë në luftën kundër koronavirusit

Tridhjetë mjekë shqiptarë do të mbërrijnë në Itali sot pasdite për të mbështetur vendin tonë për urgjencën e koronarovirusit, shkruan sot Emanuele Buzzi për gazetën më të madhe italiane ”Corriere della Sera”.

”Mjekët do të zbresin sot pasdite në Romë, por të gjithë do të operojnë në Bergamo, qyteti më i prekur, ku edhe do të transferohen. Ardhja e personelit shëndetësor është rezultat i një bisede që u zhvillua dje mes kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm Luigi Di Maio dhe ndjek linjën e kërkuar nga Ministria e Kashtme italiane për solidaritet dhe ndihmë ndërkombëtare, siç ndodhi me Kinën dhe Rusinë për të dalë nga faza kritike”, shton gazeta italiane.

Mjekët do të qëndrojnë në Itali për një muaj dhe do të paguhen nga Shqipëria.

Kryeministri Rama tha se “nuk mund ta shihte Italinë në këtë vështirësi” dhe foli për ndihma sepse “ata e duan Italinë”.

”Mjekët shpëtojnë jetë dhe tani si vend ne po rizbulojmë vlerën më të rëndësishme, që është jeta”, deklaroi Di Maio, i cili do të shkojë në aeroport për të mirëpritur mjekët shqiptarë.

Related posts

Soni Malaj: Aq shumë kemi ngrënë, vetëm këpucët do na bien fiks

admin

UNMIK-u ua rikujton Thaçit e Kurtit që ende ka autoritet në Kosovë

admin

Materialet mbrojtëse nga Turqia, Rama: Erdogani na bëri nder të madh!

admin

34 raste të tjera me koronavirus në Kosovë, 703 në total

admin

Lajmërohet Vjosa Osmani me një kërkesë: Mos e luftoni njëri tjetrin

admin

Kosovë, 18 të shëruar dhe 11 raste të reja me koronavirus

admin