Thaçi nga QKUK apel qytetarëve: Rrini në shtëpi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një vizite në Shërbimin Klinik dhe Spitalor të Kosovës ku u takua me drejtorin Basri Sejdiu si dhe kreun e IKSHP’së, Naser Ramadanin, raporton Express.

Nga ambientet e QKUK’së, Thaçi, apeloi tek qytetaret që të qëndrojnë në shtëpi gjatë këtyre ditëve si dhe ti dëgjojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

“Dëshirojë të dërgojë edhe sot mesazhin qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal, solidaritet të ndërsjellë për qetësi dhe përmbajtje. Jam i bindur që së bashku do ta kalojmë edhe këtë vështirësi. Dëgjoni dhe rekomandimet e IKSHP’së. Rrini në shtëpi. Duke qëndruar në shtëpi, ju e ndaloni përhapjen e këitj virusi”, ka deklaruar Thaçi.

Ndërkohë, drejtori i SHSKUK’së, Basri Sejdiu, deklaroi se mantel bardhët janë të furnizuar mirë me pajisje mjekësore për mbrojtje nga Covid-19. Tha se QKUK ka mjaftë shtretër në dispozicion për pranimin e pacientëve që preken nga koronavirusi.

Related posts

Afro 100 mijë qytetarë u rrezikuan sot të infektohen me koronavirus

admin

KEMI PUNË ME “KURTËT”, TA DINI!

admin

Grenell e mbështet mbajtjen e seancës plenare për mocion

admin

Krasniqi: Kjo ka qenë Qeveria me e paaftë e Kosovës

admin

Glauk Konjufca thirrje LDK-së: Dëgjojeni Vjosa Osmanin

admin

Glauk Konjufca LDK-së: Pse nuk e shkarkuat Hashim Thaçin kur ua shkarkoi ministren tuaj

admin