Presidenti i Brazilit: Covid-19 është mashtrim mediatik

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro është shprehur se “nuk do të ndjente asgjë” nëse do të infektohej me koronavirus.

Në një fjalim televiziv drejtuar kombit të martën në mbrëmje, Bolsonaro u shpreh:

“Virusi ka mbërritur, ne po e luftojmë atë dhe së shpejti do të kalojë”, duke e cilësuar Covid-19 si “fantazi” dhe “mashtrim mediatik”.

Të martën, Bolsonaro bëri thirrje që jeta duhet të vazhdojë dhe vendet e punës të ruhen. Në një fjalim drejtuar kombit, ndër të tjera, ai u kërkoi kryetarëve të bashkive dhe qeveritarëve të shtetit që të tërheqin masat e bllokimit.

Sondazhet e opinioneve kanë treguar që popullariteti i Bolsonaro po zvogëlohet.

Ai tha se situata e tmerrshme në Itali nuk do të përsëritet në Brazil për shkak të popullsisë më të re të vendit të Amerikës Latine dhe klimës më të ngrohtë.

Vdekjet nga coronavirusi në Brazil të martën u rritën në 46 nga 34, dhe numri i rasteve u rrit në 2.201 nga 1.891, sipas shifrave të qeverisë.

Related posts

Gjermania ndan 750 miliardë euro për të ndihmuar ekonominë

admin

Pasi që Kongresi u paralajmërua se 150 milionë amerikanë mund të infektohen me coronavirus, aeroportet, rrugët dhe parqet zbrazen(FOTO)

admin

2020 nuk do të ketë emoji të reja, për shkak të koronavirusit

admin

Zëdhënësi i Kremlinit infektohet me koronavirus

admin

FAO: Numri i të uriturve në Afrikë mund të rritet për pesëfish

admin

Covid-19 ka anuluar edhe eventin e madh të modës “Met Gala”

admin