Njoftim për sjelljen e shtetasve tonë jashtë Maqedonisë, të cilët duan të kthehen në vend

Informacion për organizimin e fluturimeve për shtetasit e Maqedonisë së Veriut jashtë vendit, të cilët duan të kthehen në vend

Në përputhje me Urdhëresën me fuqi ligjore për organizimin e fluturimeve për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, me qëndrim momental jashtë vendit gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas marrjes së listës nga Ministria e Punëve të Jashtme, do të organizojë transport me aeroplanë për t’i sjellë në vend shtetasit tanë me qëndrim momental jashtë shtetit.

Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut do të shpallë thirrje publike sipas destinacionit dhe numrit të udhëtarëve, bazuar në listat e marra nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme, me qëllim të mbledhjes së ofertave për fluturime çarter nga qytete të Evopës për në RMV.

Afati i fundit për grzumbullimin e ofertave është 12 orë nga momenti i shpalljes së Thirrjes.

Kriteri për ndarjen e marrëveshjes për furnizim publik është çmimi më i ulët.

Sekretariati i Përgjithshëm do të lidhë kontratë dhe do ta shlyejë pagesën e ofertës më të volitshme, në bazë të kriterit për përzgjedhje.

Personat që do t’i përgjigjen thirrjes, gjatë hyrjes në aeroplan, do të nënshkruajnë kontratë me RMV-në për garantimin e pagesës nga ana e tyre për biletën e aeroplanit në llogari të Qeverisë së RMV-së dhe do të plotësojnë Deklaratën se pajtohen që me të hyrë në territorin e RMV-së të vendosen në objektet për karantinë shtetërore në një kohëzgjatje prej 14 ditësh.

Udhëtarët do të merren në mënyrë të organizuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe do të dërgohen në vendet e përcaktuara për karantinë shtetërore.

Personat që do të udhëtojnë, kanë afat prej 15 ditësh nga dita e arritjes në vend, që të paguajnë biletaqt e aeroplanit në përputhje me marrëveshjen e arritur.

Pagesën e mjeteve duhet ta bëjnë me formularin PP – 50, në të cilin duhet t’i paraqesin këto të dhëna:

Emri i marrësit: Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Llogaria e transaksionit: 100 000000063095
Llogaria e shfrytëzuesit: 630010001963019
Llogaria e të ardhurave: 725939 00
Qëllimi i pagesës: Kthim i mjeteve në llogari 040010007863713 Llogaria e shpenzimeve 420220

Nënprogrami 10

Kontrata mes udhëtarëve dhe Qeverisë së RMV-së, me të cilën zotohen se do ta paguajnë shumën e përcaktuar për biletat e aeroplanit në llogari të Qeverisë së RMV-së ka rolin e një dokumentit të përmbarimit dhe mund t’i nënshtrohet zbatimit në rast të moskryerjes së detyrimit nga pala kontraktuese. /Klan Macedonia/

Related posts

Maqedoni: Prej sot inspektorët në terren, për lokalet që punojnë pas orës 18 do të ketë dënime të mëdha

admin

Qeveria përgatit kartela pagesore për qytetarët, prioritet të papunësuarit

admin

Edhe një dibran ndërron jetë nga koronavirusi

admin

Osmani: Presim që KE të prezantojë kornizën e bisedimeve me 3 qershor

admin

Angellovska: Pagesa për TVSH-në gjatë muajit prill është ulur për 43 për qind

admin

Modestia e Ali Ahmeti: Negociatat me BE-në, meritë e të gjithëve

admin