Maqedoni, nga nesër fillon aplikimi për kredi pa interes për bizneset për ballafaqim me coronavirusin

Duke filluar nga nesër, mund të aplikohet për linjën e parë të kredive pa interes mund për të kapërcyer efektet e coronavirusit, tha Ministrja e Financave, Nina Angelovska.

Aplikimet do të kalojnë përmes Bankës së Zhvillimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mënyrë elektronike, duke paraqitur dokumentet e kërkuara në crediranjecovid1@mbdp.com.mk

Periudha e ripagimit është deri në 2 vjet me përfshirje 6 mujore grejs, mënyra e ripagimit: tremujore, norma e interesit 0% në vit, ndërsa shuma e kredisë: deri në 30.000 euro, në varësi të madhësisë së firmës:

-Deri në 10 të punësuar deri në 307.500 denarë,

-11 deri 50 punonjës deri në 922.500 denarë.

– 51 deri 250 punonjës deri në 1.845.000 denarë./Telegrafi/

Related posts

Deri tani në karantinat e Maqedonisë nuk ka të infektuar me coronavirus

admin

Komisioni Zgjedhor i BFI-së nuk e ka verifikuar kandidaturën e Muharem Eminit për reis, në garë mbeten Shaqir Fetahu dhe Qani Nesimi

admin

RMV, Vazhdojnë dënimet për qytetarët që nuk respektojnë masat kundër virusit korona në RMV

admin

Shqyrtohen opsionet e orës policore për Bajram

admin

Nga e diela fillon llogaritja verore e kohës

admin

”Marshalli i Tetoves” ne krye te BSP

admin