LAJME Flet Isa Mustafa: Albin Kurti ka faj dhe jo LDK

“Bashkëpunimi me Gjermaninë dhe Francën sikurse edhe me vendet e tjera të Bashkimit Evropian është me rëndësi thenelore  për LDK-në dhe për Kosovën. Kosova ka gëzuar përherë përkrahje të fuqishme të këtyre vendeve. Prandaj edhe e mirëkuptojmëb brengën e tyre për situatën aktuale në Kosovë.

LDK ka bërë të gjitha përpjekjet ta bindim partnerin tonë të koalicionit për bashkëpunim me mirëkuptim  por nuk kemi arritur. Në vend të kësaj ka bërë vazhdimisht veprime të njëanshme dhe për LDK-në të dëmshme.

Jemi të vetëdijshëm edhe për këtë situatë të Coronavirusit, por këtë e ka zgjedhur dhe e ka shkaktuar z. Kurti dhe jo LDK-ja në asnjë rast dhe me asnjë veprim.

Ministrat tanë do të bëjnë punën për aq sa u krijon hapësirë z.Kurti që ta përballojmë luftën me këtë virus.

Mocioni është një instrument demokratik. Ai tani, sipas Kushtetutës është në të drejtën e deputetëve që e kanë nënshkruaj, jo vetëm e atyre të LDK-së.

LDK siguron se mbetet e përkushtuar për thellimin e  bashkëpunimit me vendet e BE-së, si anëtare e familjes së PPE, për proceset e integrimeve evropiane dhe euroatlantike, dialogut si dhe për luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe forëcimin e shtetit ligjor”./Gazeta inFokus/

Related posts

Vuçiç: Zgjedhjet më 21 qershor, nuk shtyhen sërish

admin

Serbi, shënohet viktima e katërt nga koronavirusi

admin

Ditëlindja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut

admin

Mallrat nga Kosova e Shqipëria nuk lejohen të hynë në Serbi

admin

Hoti: Kam lejuar zgjedhjet në veri të Mitrovicës përmes OSCE-së

admin

E KONFIRMON POLICIA: SERBI I DEHUR ARRESTOHET TE SHTËPIA E PRESIDENTIT THAÇI, SHFAQI SHENJA TË URREJTJES

admin