Gashi, Kurtit: S’mund të veprosh krye në vete, ose mundesh – por pastaj shkarkohesh

Lidhja Demokratike e Kosovës i është kundërpërgjigjur kryeministrit Kurti lidhur me akuzat që ky i fundit ka pasur për mocionin e mosbesimit, që sipas tij është bërë për t’i hapur rrugë shkëmbimit të territoreve.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se Kurti në betejën e tij për protagonizëm e ka humbur krejtësisht arsyen, shkruan lajmi.net.

“Ju vetëm i konfirmuat ato që i thash. Në betejën për protagonizëm me presidentin, keni humbur arsyen, mjaft, boll nalu. Mania juaj përfundon këtu, ky parlamentu ju ka zgjedh dhe ky parlament ju largon”, ka thënë Gashi.

Madje Gashi ia citoi edhe disa fjalë Kurtit, mjaft të njohura për publikun.

“Nuk mund të veprosh krye në vete, mundesh, por shkarkohesh. Nuk është Kosova tokë ku ju mund të  ushtroni ambiciet tuaja të sëmuara. Nuk mund të shkohet në teka personale”, tha ai.

/Gazeta inFokus/

Related posts

Dy raste të reja me koronavirus në Kosovë, shkon në 63 numri i të prekurve

admin

Varroset viktima e parë nga koronavirusi në Kosovë

admin

Kadri Veseli tallet me Agim Bahtirin, e quan palaço

admin

Shqipëria në karantinë nga sot deri të hënën

admin

10 gjërat që kanë blerë më shumë shqiptarët në Shqipëri këto ditë

admin

Linçime nga më të rëndat në adresë të Isa Mustafës: Kopil i shkiaut, xhenaze, qefin …

admin