Dastid Pallaska “gozhdon” Albin Kurtin

Juristi Dastid Pallaska ka kritikuar sot kreun e Qeverisë, Albin Kurtin për të cilin ka thënë se do të duhej të shkonte deri në hënë për të marrë vesh nëse ka një marrëveshje të dëmshme për Kosovën.

Pallaska ka shkruar në Facebook se një Kryeministër i aftë dhe guximshëm do ta kundërshtonte një marrëveshje të tillë nga pozita e tij kudo, para çdokujt dhe në çdo kohë.

“Vetëm një Kryeministër popullist e braktisë pozitën e vet – duke prishur qëllimisht koalicionin qeverisës – dhe me oratori mundohet të mbulojë mungesën e aftësisë dhe guximit për t’i shërbyer vendit në një moment testimi”, ka shkruar ai.

Këto komente Pallaska i ka bërë pas reagimit që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e pati në seancën e Kuvendit ku deklaroi se presidenti Hashim Thaci është duke tentuar që të bëjë një marrëveshje të dëmshme Prishtinë – Beograd, ku përfshihet edhe shkëmbimi me territore.

Related posts

Blerona e Visari e ‘marin malin’ në ditën e 8 të karantinës

admin

Limaj e quan lajm të mrekulleshëm shërimin e një të infektuari, bën thirrje të qëndrohet në shtëpi

admin

“Korona” në Kosovë, IKSHPK kërkon ndihmën e qytetarëve për dy javët e ardhshme

admin

Serbia regjistron 131 raste të reja me koronavirus

admin

“Mos bërtit a more vesh”, Vjosa Osmani përplaset me deputetin e LDK-së

admin

Deputetët e Kosovës mbajtën një minutë heshtje për Leze Qenën

admin