Shtetet e Quintit, thirrje politikanëve në Kosovë: Jepni përparësi luftës kundër pandemisë

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, të njohura si vendet e Quint-it, u kanë bërë thirrje udhëheqësve institucionalë dhe politikë në Kosovë që të përqendrohen në luftën kundër sëmundjes COVID-19, të shkaktuar nga një koronavirus i ri.

Të hënën, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për kufizim të lëvizjes së qytetarëve disa orë në ditë, si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Por, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka kundërshtuar këtë vendim dhe e ka dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.

Në Kosovë janë komfirmuar 61 raste të të infektuarve me koronavirus, ndërsa një pacient ka humbur jetën.

“Në këtë moment kritik, i nxisim ata (udhëheqësit) të ruajnë dhe sigurojnë integritetin dhe funksionalitetin e qeverisë dhe institucioneve të Kosovës dhe t’i japin përparësi luftës kundër COVID-19 në Kosovë, e jo politikës, duke iu kujtuar se vendet tona i kanë marrë të gjitha masat e jashtëzakonshme në këtë drejtim”, thuhet në deklaratën e përbashkët të ambasadave të vendeve të Quint-it.

Javën e kaluar, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës – parti partnere e koalicionit qeverisës – ka iniciuar një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti, pasi ky i fundit ka shkarkuar nga pozita e ministrit të Brendshëm, Agim Veliun, i cili vjen nga LDK-ja.

Related posts

Një gazetar dhe një kameraman vriten në Honduras derisa kryenin punën e tyre

admin

Gjykata në Çeki shfuqizon masat kufizuese për qytetarët

admin

Veseli në Kuvend, pritet të fillojë seanca për mocionin e mosbesimit

admin

Mblidhe Kryesia e Kuvendit, procedohet projektligji për luftimin e COVID-19

admin

BE-ja organizon konferencë donatore për luftë kundër Kovid-19

admin

​Inspektorati dhe policia ndërmarrin aksion të gjerë në Prishtinë

admin