Presidenti Trump thotë se masat e izolimit mund ta “shkatërrojnë” Amerikën

Presidenti amerikan, Donald Trump ka mbrojtur vendimin e tij për masa më të lehta izolimi në Shtetet e Bashkuara rreth koronavirusit, duke thënë se masat e ashpra mund të “shkatërrojnë” shtetin.
“Shumë njerëz pajtohen me mua. Shteti ynë – nuk është krijuar për t’u mbyllur”, ka thënë ai për kanalin Fox.
“Mund të shkatërroni shtetin në këtë mënyrë, duke e mbyllur atë”.

Trump ka thënë se duke filluar nga java e ardhshme ai do të “analizojë” nëse do të heqë masat për distancim shoqëror dhe karantinë, në mënyrë që ekonomia të kthehet në rrugën e vet.
“Ne nuk mund të humbim Boeing, ne nuk mund të humbim kompani të tilla”, ka thënë ai.
“Nëse humbim këto kompani, ne po flasim për qindra mijëra, miliona vende të punës”, ka thënë ai.

Deri më tani në Shtetet e Bashkuara janë mbi 46,000 njerëz të infektuar dhe 610 të vdekur me koronavirus.
Tash për tash, epiqendër e krizës është Evropa.

Related posts

Rritet sërish numri i të prekurve me koronavirus në Kinë

admin

Pandemia mund të krijojë ‘fatkeqësi të të drejtave të njeriut’

admin

Numri i te vdekurve arrin ne 1000 ne SHBA nga COVID 19

admin

Vendosja e maskave do të bëhet e detyrueshme në Gjermani

admin

Mbi 700.000 të infektuar në botë: Kina merr frymë – Evropa dhe Amerika zhyten në krizë

admin

2020 nuk do të ketë emoji të reja, për shkak të koronavirusit

admin