Numri i viktimave në Itali sërish rritet, për 24 orë 743 të vdekur nga coronavirusi

Trendi pozitiv dyditor i rënies së numrit të viktimave të coronavirusit në Itali është ndërprerë sot, kjo për faktin se në 24 orët e fundit janë regjistruar 743 persona që kanë humbur jetën.

Deri më tani në Itali coronavirusi ua ka marrë jetën 6.820 personave, kurse numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 në këtë shtet që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë ka shkuar në 69.176, transmeton Telegrafi.

Megjithatë shefi i mbrojtjes civile në Itali, Angel Boreli, ka bërë të ditur se numri i personave të shëruar dita ditës po rritet dhe se paraqet gjithsesi një lajm pozitiv.

Ndërkaq pas Italisë vendi më i prekur në Evropë po vazhdon të jetë Spanja, ku vetëm sot është raportuar se numri ka arritur shifrat rekord. /Telegrafi/

Related posts

Islanda gradualisht i kthehet jetës normale

admin

Boris Johnson rimerr drejtimin e qeverisë pas shërimit nga COVID-19

admin

Vendet që nuk kanë raportuar raste me Covid-19

admin

2 477 raste të reja në Itali, numri më i ulëti prej një muaj

admin

​Kryeministri i Britanisë, Johnson dërgohet në spital

admin

Jordani, dronë dhe kamera mbikëqyrjeje për respektimin e shtetrrethimit

admin