Nju Jorku bëhet vatra më e madhe e koronavirusit

Nju-Jorku është epiqendra e infektimit nga koronavirusi, sepse atje janë regjistruar një e treta e personave pozitivë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa virusi po përhapet pesë herë më shpejt sesa në pjesët e tjera të vendit.

“Një në një mijë banorë të Nju-Jorkut tashmë është infektuar”, deklaroi koordinatorja e Grupit punues për luftë kundër koronavirusit Debora Briks.

Dendësia e popullatës është një ndër problemet në qytet, transmetojnë mediat amerikane, duke theksuar se në Nju-Jork tani ka përqindje më të madhe të të infektuarve sesa në Itali.

Arsyet për këtë, siç theksojnë, janë rrëmuja në trafik, parqet e stërmbushura publike dhe ndërtesat e mbipopulluara.

Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut, Endru Kuomo i urdhëroi spitalet menjëherë t’i rrisin kapacitetet për pranimin e të infektuarve me 50%.

Vetëm gjatë ditës së djeshme janë paraqitur 5.000 raste të reja, me çfarë numri i të infektuarve është rritur në 21.689 në rajonin më të gjerë të qytetit, derisa vetëm në qytet ka 13.119 persona të infektuar.

Nga COVID-19 në Nju-Jork deri mbrëmë kanë vdekur 125 persona.
Presidenti amerikan Donald Tramp urdhëroi dërgimin e një kontingjenti të madh të pajisjeve mbrojtëse (maska, doreza, mjete për dezinfektim) dhe paralajmëroi se laboratoret shkencore në Nju-Jork do të punojnë në mënyrë të përshpejtuar për gjendjen e zgjidhjes.

Related posts

Kancelarja Angela Merkel rezulton negative nga coronavirusi

admin

Koronavirusi, 100 të vdekur në Nju Jork për 24 orë

admin

Eksperti i OBSH: Bota do të duhet të jetojë me kërcënimin e koronavirusit

admin

Trudeau: Mbyllja e ekonomisë do të zgjasë edhe disa javë

admin

Di Maio: Shpresojmë që ndihma financiare europiane të arrijë para 2021-shit

admin

Sllovenia ndan 3 miliardë euro për të shpëtuar ekonominë e saj nga koronavirusi

admin