Nga nesër, platformë e unifikuar për mësim në distancë

Nga nesër do vendoset në përdorim platforma e unifikuar nacionale për mësim online e quajtur E-Klasa. Ministri i Arsimit, Arbër Ademi, njoftoi se në faqen elektronike www.eduino.gov.mk do të publikohen video-leksione me kohëzgjatje prej 15 minutash të përgatitura nga mësimdhënësit, për të gjitha klasat dhe për të gjitha lëndët.

Tashmë, sipas Ademit, janë paraqitur më shumë se 600 mësimdhënës të cilët kanë treguar gatishmëri për përgatitjen e këtyre materialeve dhe numri i tyre pritet të rritet. Këto mësimdhënës kanë paralajmëruar përgatitjen e rreth 1000 përmbajtjeve video-leksione të cilat do të kontrollohen dhe do të bëhet kujdes që të mos përsëriten. Për këtë, ministri i Arsimit thonë se janë njoftuar të gjitha shkollat në vend. Ndërkohë, ai shtoi se mësimi vazhdon edhe në distancë, nëpërmjet kanalit të parë dhe të dytë të servisit publik.

Platforma për mësim online është përgatitur nga Byroja për zhvillimin e arsimit dhe UNICEF.

Related posts

Mickoski: Zgjedhjet nuk janë përparësi e VMRO-DPMNE-së

admin

Mbahet seanca e radhës e Qeverisë, a do të ketë lehtësime të masave?

admin

“Klinika Infektive, e gatshme në ndihmë të pacientëve”

admin

Ndërroi jetë lehona 27-vjeçare nga Kumanova e diagnostikuar me Kovid-19

admin

Kush po keqpërdorë mjetet e kabinave në Tetovë?

admin

Filipçe negativ në testin e dytë për koronavirus

admin