MPJ riatdheson 63 shtetas me ndihmën e Kosovës dhe Malit të Zi

Ministria e Punëve të Jashtme në Republikën e Maqedonisë së Veriut informon se në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Malit të Zi dhe të Kosovës, këtë mëngjes kanë organizuar kthimin e 63 shtetasve maqedonas në vendin e tyre. Transporti u realizua me një autobus dhe 19 vetura. Të gjithë shtetasit do të vendosen në karantinë të detyrueshëm, në përputhje me masat mbrojtëse gjatë pandemisë.

Në të njëjtën kohë, me autobus gjatë rrugës për në Mal të Zi, është mundësuar kthimi i 15 qytetarë malazez në vendin e tyre.

Ministria e Jashtme shpreh mirënjohje për autoritetet malazeze dhe kosovare për bashkëpunimin, tranzicionin e qetë dhe solidaritetin./Alsat

Related posts

BDl: Qasje e ulët dhe johumane e aleancës Gashi – Sela ndaj ‘kujdesemi për CoVid19’

admin

Nga e diela fillon llogaritja verore e kohës

admin

Po bëhen vlerësime nëse edhe në Kumanovë është i nevojshëm karantinimi

admin

Spasovski: Sanksione për secilin që nuk do të respektojë masat

admin

Ja kush janë emrat e sekretarëve shtetëror nga BDl

admin

Dezinfektim dhe pastrim rreth tregut në Taftalixhe

admin