Mbi 500 paraqitje për mosrespektim të masave nga punëdhënësit

Inspektorati shtetëror i punës njoftoi se qytetarët kanë paraqitur më shumë se 500 raste për mosrespektim të masave shtetërore si pasojë e pandemisë së virusit korona nga punëdhënësit.

-Punëdhënësit në vend që të lironin nga puna njërin prej prindërve që kanë fëmijë deri në moshën 10 vjeçe ose që kujdesen për sëmurë kronikë, kanë kërcënuar kërcënuar me largimin nga puna, tha në konferencën e sotme për shtyp, drejtori i Inspektoratit shtetërorë të Punës, Aljadin Avziu.

Janë paraqitur edhe raste mosrespektimin e rekomandimeve për kufizimin e numrit të punëtorëve dhe mbajtjen e distancës së duhur, dezinfektimin e rregullt të ambientit për punë si dhe për sigurimin e pajisjeve mbrojtëse.

Përveç faqes në internet, rastet mund të paraqiten edhe në numrin 151 31.

Related posts

Kallëzime penale për dy kërçovarë për shkelje të orës policore

admin

Masat ekonomike, shteti merr 600 milion euro borxh

admin

Filipçe: Janë kryer 1 800 testime në nivel kombëtar

admin

Arsovski: Qeveria nuk heqë dorë nga vetingu në gjyqësor

admin

Aksident hekurudhor afër Velesit, lëndohet rëndë një i mitur

admin

Qeveria i kërkon FMN-së analizë për koston e krizës

admin