Komunikacioni ne vend zhvillohet pa pengesa

Qarkullimi në vend po zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë të lagështa. Reshje të dëborës ka në Strazhë, Kullë, Pletvar, Gjavatë, Presekë, Mavrovë, Kodra e Diellit, Kriva Pallankë – vendkalimi kufitar Deve Bair dhe VK Dellçevë.

Për shtetasit e Maqedonisë janë mbyllur të gjitha vendkalimet kufitare për dalje nga vendi. Janë mbyllur të gjitha vendkalimet për hyrje në vend për shtetasit e huaj, automjetet dhe udhëtarët, përveç për transit të automjeteve transportuese, për përfaqësuesit e trupit diplomatik dhe ato që do të marrin leje përkatëse nga ana e MPB, ndërsa me mendimin paraprak nga ana e shtabit të krizës.
Intensiteti në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Related posts

Telekomi i Maqedonisë: Të qëndrojmë të lidhur nga shtëpia, me internet fiks dyfish më shumë,mbi 50 TV kanale dhe 10 GB internet celular për të gjithë!

admin

Kafenetë dhe restorantet do të hapen së shpejti, me një mënyrë të veçantë funksionimi

admin

Një 19-vjeçare vdiq pasi dyshohet që s’mori trajtim në Infektivë, rezultoi negative por 8 policë dërgohen në karantinë

admin

“Covid-19” , aktivitete për vënien në funksion të sa më shumë shtretërve spitalorë

admin

Filipçe: Lehtësimi i masave kufizuese varet nga rastet e reja me Covid-19

admin

Zgjedhjet, partitë me qëndrime të ndara para takimit

admin