Këto 4 aftësi ndihmuan Martin Luther King Jr. të shndërrohet në një udhëheqës revolucionar

Të gjithë e njohim Martin Luther King Jr. si një lider transformues. Mesazhi i tij i shpresës, dashurisë, barazisë, dhe kundërshtimit të dhunës janë po aq të vërteta dhe inspiruese sa atëherë, aq edhe tani.

Gjatë këtyre viteve, shumë njerëz kanë tentuar të analizojnë se çfarë e bënte Martin Luther King Jr. një udhëheqës kaq fenomenal. Një arsye mund të jetë kjo: ai nxiti ndjenja tek njerëzit përreth.

Ja katër elemente që përbënin udhëheqjen e Dr. King, që e ndihmoi të nxisë emocionin e duhur tek të tjerët në mënyrë që t’i hidhte në aksion.

  1. Ai kishte një mision kuptimplotë

Lëvizja për Të Drejtat Civile ishte një pikë kthese e rëndësishme në historinë e SHBA-ve, që i ndihmoi të dilnin nga një kohë e errët në historinë e këtij populli.

Misioni i tij i fliste afrikano-amerikanëve që jetonin në izolim. I fliste njerëzve që ndjenin empati ndaj vështirësive të afrikano-amerikanëve dhe njerëzve të tjerë të shtypur.

Për shkak se misioni i tij ishte fisnik, i kapshëm, i rëndësishëm, kuptimplotë, të gjithë të tjerët e kishin të lehtë të tubohen rreth tij dhe ta mbështesin.

Mësim për liderët: Inspiro të tjerët të ndjekin duke patur një imazh të qartë të qëllimit që ke për misionin tënd.

  1. Përdorte fjalë të rëndësishme

Diçka shumë e veçantë rreth Dr. King është gjuha që përdorte. Ishte gjithmonë e fortë dhe goditëse. Të shtynte të veprosh. Të transportonte në një vend ku mund të shihje një të ardhme më të mirë për veten dhe të tjerët.

Një prej nuancave të tjera interesante të punës së tij janë edhe referencat historike që përdorte, nga dijetarë dhe tekste të lashta. Ai bëri që këto mësime të gjallëroheshin me aftësitë e tij fenomenale të narracionit, që ndihmonte njerëzit të kuptonin ide të njohura në një mënyrë krejt të re.

Dr. King nuk i vinin natyrshëm këto fjalime. Ai ka shpenzuar javë, ditë, orë duke shkruar dhe rishkruar fjalimet e tija deri sa ishin në nivelin e duhur.

Mësim për liderët: Formuloje mesazhin me kujdes, duke përdorur fjalë dhe histori që të ngelen në mendje, nxisin emocion, dhe motivojnë të tjerët të hidhen në aksion.

  1. Ai dinte si të shpërndante një mesazh të rëndësishëm

S’ka dyshim që Dr. King ishte një orator shumë i mirë. Fjalët dhe mesazhet që shpërndante vinin në jetë shumë më fortë vetëm prej mënyrës se si komunikonte. Fjalimi i tij epik “I Have a Dream” do ishte shumë ndryshe nëse do e lexonte nga një letër apo nëse do përdorte slide-e powerpoint-i.

Nuk ke pse të kesh aftësitë oratorike të Dr. King që të bëhesh udhëheqës transofmrues. Fatmirësisht, teknologjia e ka bërë të mundur shpërndarjen e mesazheve në një mënyrë që është tërheqëse dhe e tretshme.

Mesazhi yt nuk ka vlerë nëse nuk dorëzohet në një mënyrë që lejon të jetë i pranuar nga audienca jote.

Mësim për liderët: Hidh sa më shumë energji në mënyrën se si do dërgosh msazhin, aq sa ke punuar në fjalët që do thuash.

  1. Ai ishte shembull për të tjerët

Dr. King gjithmonë bënte gjithçka që kërkonte nga ndjekësit e tij, ndonjëherë akoma më shumë.

Një prej shkrimeve të tij më të famshme është “Letra nga Burgu i Birminghamit” të cilën ia dërgoi anëtarëve të tjerë të kleringut. Kalonte orë të tëra nëpër marshe e turma protestuesish. Fliste me ligjbërësit, udhëheqësit, dhe praktikonte empati gjatë gjithë kohës.

Diçka brenda teje zgjohet kur sheh udhëheqësit thellë në vështirësi duke punuar krahas teje për të përmbushur një qëllim të përbashkët.

Mësim lidershipi: Modelo sjelljen që do të shohësh nga të tjerët.

Mënyra më e mirë për të nderuar këtë njeri të madh është të përqafojmë mësimet që na i ka sjellë, dhe të mundohemi të udhëheqim ashtu siç ka udhëhequr ai.

Related posts

Qeveria zvicerane pret rënien më të madhe të PBB-së që nga 1975

admin

Dështimi është mësuesi juaj më i mirë

admin

7 këshilla si të përqëndroheni në këto kohë

admin

Arti i të folurit para publikut, është si noti…

admin

BORXHI I RMV kalon 6.5 miljard euro. “Shtri këmbët sa ke jorganin” mos valle i kemi kembet me te gjata apo jorganin.

admin

A do të jetë më e fortë Evropa pas pandemisë?

admin