Ischinger-Gjermanisë: Ndihmojeni shpejtë Kosovën, mos ia leni të gjitha Amerikës

Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger i ka kërkuar Ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maasit që të tregojë se çfarë ndihme konkretisht do t’i ofrojë Berlini Kosovës në përballjen me koronavirusin.

Këtë kërkesë ai e ka bërë përmes një statusi në “Twitter” në gjermanishte, të cilit ia ka bashkuar statusin e ambasadorit gjerman në Kosovë, Christian Heldtit rreth video-konferencës së djeshme midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe kancelares gjermane, Angela Merkel me ç’rast është premtuar edhe ndihma e Gjermanisë në përballje me virusin.

“Kush ndihmon shpejt, ndihmon dyfish dhe këtë fushë nuk duhet t’ia lëmë krejtësisht SHBA-së”, shkruan Ischinger.

Related posts

Masa rigoroze kundër Covid-19 nëpër maternitete dhe gjinekologji

admin

​Putin: Koronavirusi po përhapet në të gjithë Rusinë

admin

Trump nënshkruan paketën e ndihmës prej 500 miliardë dollarësh

admin

Virusi korona ka prekur rreth 740 mijë persona në të gjithë botën

admin

Rekord të shëruarash në Itali, bie edhe numri i pacientëve në terapi intensive

admin

Çfarë nënkupton reciprociteti ndaj Serbisë, sipas gazetarit Tim Judah

admin