I maskuar kokë e këmbë, Putin viziton nga afër pacientët e prekur nga koronavirusi (VIDEO)

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, ditën e sotme ka shkuar për të vizituar pacientët që janë të infektuar me Covid-19 dhe që ndodhen tek spitali infekiv në Moskë.

Para se të futet brenda spitalit ai është veshur me një kostum mbrojtës dhe është pajisur me një respirator, në mënyrë që të mos infektohet nga koronavirusi. Po ashtu ai shihet duke veshur një palë çizme plastike mbrojtëse dhe vendosi doreza blu.

Para se të shkonte në spital, Putin ishte takuar me kryetarin e Moskës Sergej Sobyanin, Zëvendës kryeministrin Tatyana Golikova dhe Ministri i Shëndetësisë Mikhail Murashko, për të diskutuar rreth masave që duhet për parandalimin e koronavirusit. Më pas ai mori vendim që të shikonte nga afër situatën, në të cilën ndodheshin pacientët.

Protsenko i tha Putinit se ka dy skenare të mundshme që mund të ndodhin në Rusi: sëmundja ose mund të marrë përmasat e Azisë që mund të kalojë shpejt ose mund të marrë përmasat e Italisë, por më e rëndësishmja është që mjekët të tregohen të gatshëm për të përballuar të dyja situatat./ RT

Related posts

OBSH: Vetëm maskat sanitare nuk mjaftojnë kundër COVID-19

admin

Riatdhesohen nga SHBA-ja mbi 220 qytetarë shqiptarë

admin

Covid-19 ka anuluar edhe eventin e madh të modës “Met Gala”

admin

71 vjet nga themelimi i Këshillit të Evropës

admin

Gjermania planifikon në qershor t’i hapë kufijtë

admin

Për 10 vite, 74.946 shtetas të Maqedonisë kanë marrë nënshtetësi nga vendet evropiane

admin