Haziri thumbon kryeministrin Kurti: Duhet ta lëmë ta festojë me familje ditëlindjen e tij

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, nuk ka dashur të tregojë të martën nëse do të rrëzohet qeveria Kurti, pasi ka thënë se sot “duhet ta lëmë kryeministrin ta festojë ditëlindjen me familje”.
I pyetur se a do të rrëzohet nesër Qeveria Kurti, Haziri ka dhënë një përgjigje interesante.

“Nuk është mirë të bëhet kjo pyetje në ditëlindje të kryeministrit, duhet ta lëmë të festojë me familje ditëlindjen e tij”, ka thënë Haziri.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se deputetët duhet jenë besnikë ndaj partisë që e përfaqësojnë.
“Apeli im, të jenë bashkë. Edhe kur mendon më ndryshe, duhet të jesh me ekipin”, ka thënë Haziri.

Ai ka pasur një kërkesë edhe për kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.
“Besoj se Vjosa fjalën e vet që e ka thënë brenda LDK-së do të thotë edhe nesër. Nuk duhet të lejojmë që, për hesapet e dikujt, shtëpia jonë politike të kërcënohesh nga askush”, ka thënë Haziri.

Related posts

Bytyçi i reagon Abazit: Keqpërdorues i fondeve mos e ngatërro PDK-në me lojën e ndytë që e shkaktuat me LDK-në

admin

Deputetët në pritje, ju matet temperatura(FOTO)

admin

“Korona” në Kosovë, IKSHPK kërkon ndihmën e qytetarëve për dy javët e ardhshme

admin

Masat e reja shtrënguese, e gjithë Shqipëria në karantinë

admin

Boiken Abazi: Kurti i bindi SHBA-të të ndryshojnë qëndrim për shkëmbimin e territoreve

admin

Thaçi fton në takim të përbashkët liderët e partive

admin