Fëmija 6 vjeç, viktimë e koronavirusit në Iran

Në Iran, një fëmijë gjashtëvjeçar ka vdekur si pasojë e infeksionit me koronavirus, raporton Anadolu.

Universiteti i Shkencave të Mjekësisë në krahinën Horasani verior në një deklaratë thekson se në këtë krahinë deri më tani me koronavirus janë konfirmuar së paku 189 persona, ndërsa kanë vdekur 19, në mesin e të cilëve edhe një fëmijë 6-vjeçar.

Gjithashtu shtohet se 99 persona përfunduan me sukses trajtimin dhe u liruan nga spitali.

Viktima më e re nga koronavirusi në Iran është një fëmijë tre vjeçar që vuante nga leuçemia. Irani, pas Italisë dhe Kinës, është vendi më i prekur nga virusi. Rasti i parë i koronavirusit u raportua në 19 shkurt në qytetin iranian Qom.

Në vend, deri më tani më shumë se 23,000 njerëz janë infektuar me koronavirus, ku 1,812 kanë vdekur dhe 8.376 janë shëruar.

Related posts

​Skandali trondit Britaninë – epidemiologu kryesor jep dorëheqjen

admin

Rritet numri i mjekëve që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në Itali

admin

OBSH: Vigjilencë ekstreme gjatë daljes nga kufizimet

admin

Akuzat e Trump për koronavirusin, përgjigjet Kina

admin

Moskë, 2 për qind të banorëve infektohen me koronavirus

admin

Trump: Shpresojmë që vaksina kundër COVID-19 të jetë gati deri në fund të vitit

admin