Edhe një dibran ndërron jetë nga koronavirusi

Dibranët humbën edhe një bashkëqytetarë të tyre nga sëmundja e koronavirusit. Pas viktimës së parë, që ndërroi jetë në Spitalin shtetëror në Shkup, një familje dibrane në SHBA informon se në Amerikë ka ndërruar jetë edhe një qytetar i moshës 58-vjeçare, i cili kohë më parë, ishte në Dibër dhe ka marrë pjesë në një ceremoni.

Bëhet fjalë për një familjar i cili nga SHBA kishte arritur në Dibër me rastin e vdekjes së dhëndrit të tij. Ai ka qëndruar disa ditë në Dibër dhe këtu është sëmurë nga koronavirusi. Pastaj ka udhëtuar për në SHBA dhe situata e tij shëndetësore është përkeqësuar. Ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe është hospitalizuar në vendin ku ka jetuar me familjen e tij, në State Island. Me këtë, Dibra shënon dy viktima nga koronavirusi.

Përndryshe, numri i të prekurve nga koronavirusi në Dibër aktualisht është 40, kurse sipas institucioneve shëndetësore, në izolim shtëpiak janë 126 persona. Në Njësinë e Entit për shëndet publik thonë se në kontinuitet ndiqet shëndeti i personave./Gazeta Express

Related posts

Pendarovski: Zgjedhjet të jenë të suksesshme, fushatë të drejtë dhe korrekte

admin

KRRE sot publikon çmimet e reja të derivateveAlsat

admin

Filipçe: Në 24 orët e fundit janë bërë 342 testime, 30 pozitivë

admin

Ekskluzive:Bujar Osmani jep lajmin e shumepritur neser marim daten per BE

admin

Mickoski: Takimi i liderëve tek presidenti Pendarovski, më 12 maj

admin

77 persona shkelin orën policore, arrestohen 58 prej tyre

admin