Dy raste të reja me koronavirus në Kosovë, shkon në 63 numri i të prekurve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar katërdhjetë e dy mostra të marra në hulumtim të personave që kanë qenë në kontakt të afërt me rastet e konfirmuara dhe të gjithë kanë qenë në vetë izolim, si dhe rasteve të shtrira në Klinikën Infektive.

Sipas institutit, nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV,  dy prej tyre kanë rezultuar pozitive.

“Rastet e konfirmuara pozitive janë raste kontakti të gjinisë femër, njëra me vendbanim në fshatin Vrapçiç-Gjilan e moshës 25 vjeçe dhe tjetra me vendbanim në fshatin Studime e ulët-Vushtrri e moshës 73 vjeçe. Nga data 08.02.2020 deri me 24.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 732 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej gjashtëdhjetë e tre (63) raste kanë rezultuar pozitive, me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç. Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Nga data 01.02.2020 deri me 24.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 17.371 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 1.015 udhëtarë, Merdare 5.264, Vërmicë 4.582, Jarinje 1.272, Dheu i Bardhë 994, Hani i Elezit 2.381, Kullë 1.107, Qafë Morinë 47, Bërnjak 506, Qafë Prush 35, Muçibabë 167 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë”, thuhet në komunikatën e institutit.

Related posts

AGIM VELIU: VJOSA OSMANI NUK KA VEND NË LDK

admin

Kushtetuesja në Kosovë i jep të drejtë Thaçit: Kufizimi i lëvizjes mund të bëhet “vetëm me ligj”

admin

Mustafa kërkon që “prokuroria ta trajtojë sjelljen” e ministrit Sveçla

admin

Aksident i rëndë në minierën e Trepçes, një punëtor vdes nga shembja e dheut

admin

Instituti kroat e demanton veten, tash thotë se s’ka të vdekur nga tërmeti

admin

Kufiri Shqipëri-Kosovë, nuk kërkohen testet negativë për Covid-19

admin