7 këshilla si të përqëndroheni në këto kohë

Shpërqëndrimi është një problem për shumë njerëz sot. Që të keni sukses duhet të keni një përqëndrim të mirëfilltë. Më poshtë do të njiheni me 7 këshilla për të arritur përqëndrimin e duhur këto kohë nga Leon Ho, drejtues i Lifehack:

  1. lanifikoni ditën tuaj paraprakisht:

Ju duhet të kaloni 5 ose 10 minuta në mbrëmje duke planifikuar ditën e ardhshme. Kjo jo vetëm që do t’ju kursejë kohë, por gjithashtu do t’ju mbajë të përqendruar në gjërat e rëndësishme.

2. Kujt do t’i jepni fokus këto ditë:

Nëse keni nevojë për fokus shtesë në punën tuaj, përpiquni ta bëni atë kur jeni në gjendjen tuaj më të mirë fizike dhe mendore. Kjo është koha kur ju do të keni më shumë energji dhe kreativitet

3. Fikni internetin:

Shumica e kompjuterave do t’ju lejojnë të vazhdoni të punoni në dokumente dhe prezantime, pa pasur nevojë të lidheni me internet. Përfitimi i kësaj është që ju nuk do të tundoheni të kontrolloni lajmet dhe burimet tuaja në mediat sociale

4. Vendoseni mendjen në gjërat e duhura:

Nëse jeni të stresuar, irrituar ose e gjeni veten në udhëkryq atëherë është koha të merrni përsëri kontrollin. Ju mund ta bëni këtë duke kaluar rreth 10 minuta në soditje ose meditim të heshtur. “Personalisht, nëse kam nevojë që të kem një mendje të shëndetshme, më pëlqen të shkoj në një shëtitje të shkurtër në një nga parqet tona lokale. Kjo më bënë të ndihem i freskët”, thotë Leon

5. Punoni së pari me detyrat më të rëndësishme:

Kur e bëni këtë, jo vetëm që siguroni që gjërat kryesore të përfundohen brenda ose para kohe, por gjithashtu do të largoni stresin e shqetësimit nëse do t’i arrini objektivat tuaja. Dhe pasi gjërat e rëndësishme mbarojnë, me shumë mundësi do të zbuloni se keni shumë kohë për detyrat “e këndshme për të bërë”.

6. Jo, jo, jo:

Sa shpesh e përdorni atë fjalë? “Unë po, ndoshta jo mjaftueshëm kur bëhet fjalë për punë”, shprehet ai. “A mund të më ndihmoni me këtë?”- kolegu juaj pyet. “Po, unë mund ta bëj këtë tani,” ju përgjigjeni. Ndërsa është mirë të jesh i dobishëm, mos u bëni edhe aq i dobishëm, kjo mund t’iu shpërqëndrojë duke u marr me punët e kolegëve. Mësoni të thoni jo kur është e përshtatshme, dhe kjo do t’ju mbajë të përqendruar, në atë që duhet të bëni.\

7. Praktika iu bënë të përsosur:

Nëse jeni mësuar të shpërqendroheni, do t’ju duhet ca kohë për t’u bërë super të përqendruar. Taktika është të vazhdoni në zvogëlimin e ndikimit të shpërqendrimeve, që ndikojnë tek ju. Mund të jetë, që ju të fitoni vetëm një përfitim të vogël çdo ditë, por vazhdoni t’i bëni këto fitime, dhe përfundimisht do të zhvilloni një forcë përqëndrimi që do të jetë zili i të tjerëve.

Leon shprehet kështu: “Unë e di nga përvoja ime, që është padyshim e mundur të kapërcejmë shpërqendrimet dhe të bëhesh një person i përqendruar, dikush që mund të përqendrohet në qëllime dhe gjëra që do t’i shtyjnë ato më tej në jetë”.

Related posts

Dështimi është mësuesi juaj më i mirë

admin

Ulje drastike e çmimeve të derivateve të naftës në Maqedoni

admin

“Na u deshën 12 vjet për të ndërtuar Airbnb, dhe ne humbëm pothuajse gjithçka në gjashtë javë.”

admin

Si të zgjidhni shqetësimet e ekipit tuaj në këtë kohë pandemie

admin

A do të jetë më e fortë Evropa pas pandemisë?

admin

7 rregullat bazike për një biznesmen

admin