Vjen njoftimi nga Ambasada kroate: Vetëm kosovarët që kanë raste urgjente mund të kthehen në vendlindje

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli, në një lidhje direkte në edicionin e lajmeve të emisionit të mëngjesit në Klan Kosova, ka thënë se vetëm qytetarët që kanë urgjenca mund të kthehen në Kosovë

“Kjo nuk është çështje dëshire por emergjente. Një numër i madh i qytetarëve është prekur. Ambasada është duke u munduar të bëjë një organizim për tu kthyer. Ministrja e Jashtme dhe Ambasada kanë një set të rregullave që duhet ti ndjekim. Ne kemi thënë që vetëm ata që kanë urgjenca mund të kthehen “.

Kasapolli theksoi se zgjatja e leje qëndrimeve është bërë konform situatës dhe rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Ne iu kemi zgjatë leje qëndrimet sipas rekomandimit të Organiztës Botërore të Shëndetësisë. Të gjithë ata që kanë ardhur në Zagreb kanë ardhur me kontrata pune dhe kanë marrë paga. Askush nuk ka ardhur me rekomandim të Ambasadës, por me iniciativë vetanake. E di se Zagrebi është qytet i shtrenjtë “.

Related posts

Hoti kundërshton Vetëvendosjen: Asnjë shkronjë e Kushtetutës nuk do të cenohet

admin

Nga 1 prilli Serbia ka importuar në Kosovë produkte në vlerë rreth 12 milionë euro

admin

Njëmbëdhjetë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

admin

Haradinaj kunder Kurtit , shkele kushtetuten

admin

Kurti zhvilloi bisedë telefonike me përfaqësuesit e Sanxhakut

admin

Thaçi: Ushtria e Kosovës së shpejti pjesë e misioneve paqësore të NATO-s

admin