Sugarevski: Bëjmë përpjekje për të siguruar një jetë normale në shtet

“Në këto kushte po bëjmë përpjekje maksimale të krijojmë kushte për një jetë normale të qytetarëve dhe si t’i zvogëlojmë sa më shumë që është e mundur këto pasoja. Presim goditje në çdo sektor, prandaj po marrim masa që këto goditje t’i zbusim sa më shumë që mundemi. Në sektorin e transportit dua t’ju njoftoj se ngadalë po e stabilizojmë punën e kompanive transportuese që kryejnë transportin e mallrave. E rëndësishme është që arritëm t’ kthejmë vozitësit e kamionëve nga rajonet e krizës. Transporti i mallrave është parakusht për mbajtjen e funksionimit normal të ekonomisë”, tha ministri për transport dhe lidhje Goran Sugarevski.

Sa u përket lejeve për hyrje dhe dalje nga shteti, Sugarevski tha se dikasteri që ai drejton ka rritur marrëveshje me Ministrinë për Punë të Brendshme dhe Drejtorinë e Doganave.

“Procedura është me sa vijon: Çdo kompani është e nevojshme të posedoj leje për hyrje në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut e cila ka të bëj me vozitësit profesional të kamionëve të cilët hyjnë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të cilët i nënshtrohen një regjimi shëndetësor për hyrje në shtet”, tha Sugarevski.

Related posts

Vetizolimi, dënimet e shqiptuara kapin shumën e 27.000 eurove

admin

Këshilli i Sigurisë mblidhet në Vilën presidenciale “Vodno”

admin

Shkon në 285 numri i të prekurve me koronavirus, vdes 79-vjeçari nga Dibra

admin

Qytetarët vërshojnë marketet dhe tregjet

admin

130 persona nuk kanë respektuar orën policore, 98 u arrestuan

admin

Filipçe: Koronavirusi nuk do të zhduket menjëherë

admin