Sugareski: Nëse është e nevojshme do të ndalohet lëvizja mes qyteteve dhe fshatrave

“Nëse është e nevojshme, transporti i njerëzve midis qyteteve dhe fshatrave do të ndalohet”.

Këtë e paralajmëroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qeveria ka miratuar masë për ulje në 50 për qind të numrit të udhëtarëve në transportin ndërurban dhe udhëtarët së paku dy metra të mbajnë distancë nga njëri-tjetri. Sipas rekomandimeve të Shtabit të krizës, Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria nëse konsiderohet se është e domosdoshme të ndalohet transporti i njerëzve midis qyteteve dhe fshatrave dhe kjo masë do të miratohet në mënyrë plotësuese”, tha Sugareski në përgjigjen në pyetjen e gazetarëve në një konference për shtyp në Qeveri.

Ai theksoi se për momentin konform rekomandimeve në fuqi është vetëm rekomandimi për ulje serioze të numrit të udhëtarëve në transportin ndërurban./Telegrafi/


Related posts

Të dhënat statistikore për koronavirusin deri në mars të vitit 2020

admin

Mbaron mbledhja qeveritare, ja vendimet

admin

Ziberi viziton varret e Trajkovskit e Imerit

admin

Rekorderi ALI AHMETI: Fitoi 7 palë zgjedhje parlamentare në kampin shqiptar në Maqedoni të Veriut

admin

Dimitrov: Nuk është e vërtetë që MPJ ka shpenzuar 24 mijë euro për udhëtime jashtë

admin

Kartat e identitetit dhe patentë shoferët do të dorëzohen në adresa shtëpiake

admin