Shtyhen datat e finales në Champions dhe Ligës Evropa

UEFA, pas vendimit për shtyrjen e Euro 2020, ka marrë një tjetër vendim të rëndësishëm. Finalja e Ligës së Kampionëve, ajo e Ligës së Evropës dhe finalja e Ligës së Kampionëve për femra janë shtyrë. Fillimisht, finalet ishin shtyrë për muajin qershor (normalisht luhen në maj), por duket se kjo kohë nuk do të jetë e mjaftueshme.

“Si pasojë e krizës së koronavirusit, UEFA ka shtyrë edhe formalisht finalet e Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës dhe Ligës së Kampionëve (vashat). Nuk ka vendim për datën e ardhshme” thuhet në njoftimin e UEFA.

Tashmë duhet të priten për publikimin e datave të reja nga UEFA, rreth finaleve për garat më prestigjioze në futbollin evropian me skuadra.

Related posts

Tronditet bota e futbollit ndërron jetë futbollisti i Atletico Madridit

admin

Verderi ende beson te Milot Rashica

admin

Klubi spanjoll me ofertë për Shaqirin

admin

Tajson refuzon sfidën me Silvën dhe 18 mln dollarë!

admin

Bundesliga nis me vetëm 300 persona në stadium

admin

Bajerni nga aeroporti ushtarak në sfidën me Union Berlinin

admin