Presidenti Thaci denoncon Kurtin per shkelje te kushtetutes

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, ka thënë se vendimi i Qeverisë për kufizim të lëvizjes është kundër Kushtetutës së vendit. 

Qeveria pritet të dalë me një vendim për kufizim të lëvijzes për automjete dhe qytetarë në orë të caktuara. 

‘’Kryeminsitri Kurti dhe Qeveria e tij sonte kanë shkelur në mënyrë flagrante Kushtetuten e Republikës së Kosovës. Është në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën. Vendimi për kufizimin e lëvizjes paraqet shmangie dhe shkelje të të drejtave të qytatarëve të garantuara me kushtetutë’’, ka thënë ai.

‘’Kufizimi mund të shpallet vetëm me shpalljen e lëvizjes së jashtëzakonshme dhe ajo nuk ekziston. Unë do të garantoj funskionimin e ksuhtetuës dhe do ta kundërshtoj cdo institucion që shkelë kushtetutën e vendit. As qeveria dhe asnjë institucion nuk ka të drejtë të shkelë kushtetutën. Janë shkelur në mori nenesh në marrjen e këtij vendimi’’

‘’Qytetarët nuk janë të detyruar të respektojnë këtë vendim. As policia dhe organet e sigurisë nuk duhet të zbatojnë këtë vendim të qeverisë sepse kështu bëjnë vepër penale’’, shtoi ai

Ndryshe, ishte pikërisht mendimi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme që dërgoi në  shkarkimin e Agim Veliut nga pozita e ministrit të Brendshëm nga kryeministri Albin Kurti. Më pas LDK bëri të ditur se do të mbledhë nënshkrimet për rrëzimin e qeverisë. /Express/

Related posts

Abazi sulmon Avdullah Hotin: Punoi për Thaçin, ishte në qeveri për të mbrojtur rrjetin e bizneseve dhe financat e Isa Mustafës

admin

Një tjetër person pozitiv për covid-19 në Durrës, nuk tregoi datën reale të hyrjes në Shqipëri

admin

​Inspektorati dhe policia ndërmarrin aksion të gjerë në Prishtinë

admin

Pesë të infektuar me koronavirus në Fushë Kosovë janë në gjendje stabile

admin

Kosovë, 28 raste të reja me koronavirus dhe tetë të shëruar

admin

Kosovë, shkon në 135 numri i të prekurve me COVID-19

admin