OLLURI: QEVERIA KURTI PO I FAVORIZON DOSTAT E HAKI ABAZIT

Drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri ka kërkuar përgjigje nga kryeministri Albin Kurti për favorizimin e një portali të afërt me zëvendësin e tij, Haki Abazin, në xhirimin e platformës E-mësimi – ligjërimin online për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme.

Kallxo.com, portali i afërt me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Haki Abazi, është angazhuar nga Qeveria e Kosovës për incizimin e ligjëratave online për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Kosovës. Kjo u dëshmua të hënën, kur filloi të implementohet ky proces.

Drejtori i Insajderit, Parim Olluri, ka hedhur hije dyshimi mbi angazhimin e portalit Kallxo.com nga Ministria e Arsimit për implementimin e E-mësimit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Olluri ka deklaruar se kryeministri Kurti “duhet t’i japë përgjigje opinionit” lidhur me këtë zhvillim të pahijshëm.

“Ministria e Arsimit e paska angazhuar per te xhiruar procesin e E-mesimit portalin e afërt me Haki Abazin”, ka thënë Olluri. “Haki Abazi, Hykmete Bajrami e Albin Kurti duhet t’i japin një përgjigje opinionit lidhur me këtë zhvillim te pahijshëm. A e kane këta njerëz interes primar mësimin e nxënësve apo favorizmin e dostave të Haki Abazit, në kohë pandemie”.

Olluri ka nënvizuar se në rrethana normale, secili medium privat do të duhej të paguante për shfrytëzimin e hapësirave reklamuese në televizionin publik. Ka thënë se reklamimi i “portalit në kohë pandemie, është i pamoralshëm”.

Related posts

Para nisjes për në Bruksel, Hoti takohet me Thaçin

admin

Serbia heq gjendjen e jashtëzakonshme

admin

Shqipëria në karantinë nga sot deri të hënën

admin

Në Mal të Zi gjithsej 84 persona të infektuar me Kovid-19

admin

Vjosa Osmani reagon ndaj deklaratave për ndryshim të kufijve

admin

Zaharieva: Bullgaria nuk e konteston të drejtën e vetëvendosjes së RMV-së, por kërkon njohjen e të vërtetës historike

admin