Në Tetovë dhe Gostivar ka ulje të lëvizjes së qytetarëve

Në Tetovë dhe Gostivar gjatë ditës është rralluar frekuentimi i qytetarëve, megjithatë para bankave dhe marketeve ka lëvizje më të madhe sidomos të të moshuarve.

Shtabi i krizës i komunave të Gostivarit, Rostushës dhe Vrapcishtit, kanë mbajtur mbledhjen e përbashkët, me ç’rast kanë caktuar edhe masat e reja në luftën kundër virusit korona.

Situata në Gostivar dhe Vrapçisht është në kontroll. Ende kemi vetëm një rast të verifikuar zyrtarisht të paktën. Nën dy, duhet të respektohet gjitha rekomandimet e Qeverisë me përpikëri. E treta të insistojmë si institucione tek gjithë banorët dhe gjithandej ku kemi ndikim që ti përmbahen rregullave, higjienës personale, distancës sociale dhe fizike. Nën katër, izolim dhe sa më pak kontakte me njerëzit që janë të moshuar dhe kanë sëmundje tjera, nën pesë, institucionet të vazhdojnë të komunikojnë mes veti me qëllim që pasojat të jenë sa më të vogla dhe të jemi sa më efikas në punën që e bëjmë – deklaroi Arben Taravari, kryetar i komunës së Gostivarit.

Në izolim vazhdojnë të jenë 513 persona, 354 në Tetovë dhe 159 në Gostivar, të cilët kontrollohen rregullisht nga policia nëse e respektojnë masën, sidomos të atyre që janë kthyer nga vende me rrezik të mesëm dhe të lartë. Në ndihmë të banorëve, që nga dita e premte, në Tetovë dhe komunat për rreth, janë hapur edhe pikat e kontrollit mjekësor, edhe atë, në komunën e Bogovinës, në Zhelinë, në Tearcë, Brvenicë Çellopek dhe Reçicë e Madhë, ndërsa janë aktivizuar edhe numrat e telefonit për kontakt në qendrën e kujdestarisë, njoftojnë nga Spitali klinik i Tetovës.

Related posts

Antikorrupsioni, procedurë kundër Den Donçevit

admin

Filipçe: Partitë të respektojnë të gjitha protokollet dhe masat gjatë fushatës

admin

Në garë për deputetë 1.578 kandidatë, prej tyre 903 meshkuj dhe 675 femra

admin

Regjistrimi përfundoi me sukses, rezultatet deri në fund të marsit të vitit 2022

admin

Ora policore sot fillon prej orës 15:00 deri në orën 05:00 të së hënës

admin

Do të studiohen rastet ku virusi korona është shfaqur për herë të dytë

admin