Nata e dytë me radhë orë policore

Sonte nga ora 21 nata e dytë me radhë filloi ora policore gjegjësisht ndalesa për lëvizjen e qytetarëve në orët e mbrëmjes si masë për mbrojtjen e popullsisë dhe ballafaqimin me koronavirusin.

Qeveria siç informoi sonte kryeministri Oliver Spasovski, vendosi ora policore të zhvendoset mes orës 21 dhe 05 në vend deri në orën 06. Masa shtesë janë vendosur për të rinjtë deri në moshën 18 vjeçare dhe të moshuarit mbi 67 vjet. Ndalohet lëvizja e të rinjve deri në 18 vjet prej orës 21 e deri në orën 12, ndërsa të moshuarit prej orës 11 e deri në orën 05 ditën e
ardhshme. Kjo do të thotë se të rinjtë deri në 18 vjet do të mund të lëvizin nga 12 në mesditë deri në orën 21, ndërsa të moshuarit mbi 67 vjet nga ora 05 deri në orën 11 paradite.

Kjo është bërë që të mos ndeshen këto dy grupe të rritura, të rinjtë si transmetues të koronavirusit, ndërsa më të moshuarit si kategori më e rrezikuar.

Me orën policore nuk do të përfshihen pjesëtarët e MPB-së, ARM-së, ekipet e zjarrfikësve dhe personat nga higjiena komunale të cilët për momentin punojnë në turne, ndërsa për punonjësit mjekësor do të sigurohen leje
speciale.

Ora policore nuk ka të bëjë edhe për personat që kanë nevojë për ndihmë mjekësore urgjente, gjendje të rrezikshme për jetën, personat të cilët shkojnë në dializë. Ata do të mund të shoqërohen më së shumti nga dy persona. Nëse për shkak të urgjencës të gjendjes shëndetësore, në mënyrë shtesë do të evidentohet edhe kontrollohet arsyetimi i daljes dhe transporti deri te institucionet shëndetësore përmes paraqitjes së dokumentacionit
shëndetësor pas përfundimit të kontrollit mjekësor.

Gjatë orës policore do të kufizohet edhe numri i barnatoreve kujdestare në qytet. Në barnatore do të mund të shkojnë vetëm personat të cilët kanë vërtetim se paraprakisht kanë qenë në kontroll mjekësor. Do të kufizohet edhe numri i taksive. Ata do të mund të transportojnë udhëtarë vetëm drejt institucioneve spitalore apo barnatoreve. Taksitë në këtë rast, do të duhet të kenë pajisje mbrojtëse – maska dhe doreza.

Gjatë orës policore do të jetë e ndaluar edhe lëvizje e automjeteve të transportit publik. Ekipet kujdestare të EVN-së, Ujësjellësit dhe Kanalizimit, Shërbimet e Telekomunikacionit dhe Ngrohtorja, kanë të drejtë të lëvizin
vetëm me njoftim paraprak në 192. (MPB).

Related posts

Hekuran Duka falënderon qytetarët e Dibrës për sjelljen e tyre gjatë krizës

admin

Filipçe drejtuar krerëve të bashkësive fetare: Ndalesat janë ende në fuqi

admin

Kapen me kokainë dhe marijuanë, arrestohen dy persona nga Kërçova

admin

Nga e mërkura zgjatet ora policore, fillon në ora 16:00 deri në 05:00 të mëngjesit

admin

Mosrespektimi i vetizolimit, 4.000 euro gjobë për familjen nga Manastiri

admin

Sela priti Ambasadorin Reka

admin