Lojtari që u shërua nga coronavirusi, Lee Duffy: Mos e merrni të lehtë, nuk mund të merrja frymë dhe nuk e dija çfarë po ndodhte

Futbollisti irlandez, Lee Duffy, i ka kaluar tetë ditë në spital duke iu nënshtruar edhe oksigjenoterapisë pas infeksionit me coronavirus.

Ish-futbollisti i klubeve nga premierliga irlandeze, Warrenpoint dhe Newry City, i ka këshilluar të gjithë që ta marrin shumë seriozisht këtë sëmundje.

“Siç e dinë ose nuk e dinë disa prej jush, kam dalë pozitiv në COVID-19 para dy javësh. Fatmirësisht, e tejkalova dhe kam nisur të ndihem më mirë tash”.

“Nuk arrija të merrja frymë, kisha frikë se nuk e dija se çfarë mund të ndodhë. Mos e merrni të lehtë, është shumë serioze”, ka thënë Duffy.

Ndryshe, të gjitha ndeshjet e ligave irlandeze janë pezulluar deri më 4 prill, ndërkohë që edhe futbollistë të tjerë kanë rezultuar pozitiv në coronavirus. /Telegrafi/

Lee Duffy@LeeDuffy7

As some of you may or may not know, I tested positive for Covid-19 two weeks ago. I spent 8 days in hospital hooked up to oxygen as I could no longer breathe on my own, scared not knowing what was going to happen. Luckily I got through it and I’m starting to feel a lot better now23.8K9:27 PM – Mar 21, 2020Twitter Ads info and privacy

Related posts

Fjuri: Xhoshua si një foshnje e madhe e përkëdhelur

admin

Fondi Saudit paguan 300 mln paund për Njukasëllin

admin

Gjermani, planifikohet rihapja e mëtejshme të ekonomisë

admin

Pol Pogba duhet të vendos mes Madridit dhe Torinos

admin

2 muaj pas ndarjes nga jeta, del në dritë surpriza e Kobe Bryant për të gjithë fansat

admin

Izolimi në Evropë, fillon lehtësimi i masave

admin