LAJME Agim Bahtiri fton kryesinë e Kuvendit që të shtyjnë seancën për mocionin



Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka thënë se Seanca e Kuvendit Komunal të Mitrovicës e paraparë të mbahet më 26.03.2020, është shtyer për një afat të pacaktuar.

“Ky vendim i marrë nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës, pas një konsulte që kishte me mua si Kryetar i Komunës, është i mbeshtetur në Vendimin nr. 01/09 të dt. 13.03.2020 të nxjerrë nga Qeveria e Republikës së Kosovës për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me koronavirus COVID 19 paragrafi 9 i këtij vendimi, përmes te cilit “reduktohen në veprime esenciale dhe staf esencial çdo institucion publik, përveç stafit të shëndetësisë dhe te sektorit te sigurisë”, ka shkruar Bahtiri, përcjellë Indeksonline.

Ai tutje i ka bërë thirrje kryeparlamentares Osmani, që ta shtyej në një kohë të përshtatshme seancën e thirrur nga LDK.

“Në këtë kuadër, ftoj edhe Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, znj. Vjosa Osmani, që të shtyej për një kohë të përshtatshme seancën e thirrur për mocionin e ngritur nga LDK-ja, pasi që nuk ka kushte për mbajtjen e saj bazuar në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për masa mbrojtëse nga koronavirusi COVID-19.

Rreziku nga koronavirusi COVID-19 është shumë i madh, ku sot edhe Kryeministri i Shqipërisë dha lajmin se parashikohet që 60-70% e popullsisë të preket nga ky virus. Andaj, duhet të marrim masa mbrojtëse ekstreme për mos përhapjen e tij”, shkruan kryetari Bahtiri.



Related posts

LDK-ja dhe opozita të vendosura ta votojnë mocionin për rrëzimin e Qeverisë

admin

Shkon në 11 numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri, 223 të prekur

admin

Kuçi: Përgjegjësinë më të madhe për vdekjen e 26 vjeçarit, e ka ministri Vitia!

admin

Arbana Xharra: Më parë vdes nga Coronavirusi sesa të përdorë respiratorë nga Turqia

admin

Kadri Veseli tallet me Agim Bahtirin, e quan palaço

admin

Ministri i Financave të Kosovës, propozon pako prej 170 milionë eurove për të ndihmuar bizneset

admin