Koronavirusi, Rama: Kjo është një javë zjarri, rënia javën që vjen

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me një video-mesazh për shqiptarët nga zyra e tij në kryeministri tha se kjo mortje që ka sulmuar botën synon më të moshuarit dhe më të dobëtit fizikisht mes nesh, pro as të rinjtë nuk janë 100% të paprekshëm. Ai tha se kjo javë do të jetë një javë zjarri, shumë e vështirë, por me masat e marra që nga java që vjen do të kemi një rënie të numrit të të prekurve.

“Mos luani me zjarrin ju lutem. Do humbasim njerëz, nuk e di se sa, askush nuk e di askund, por nuk duhet në asnjë mënyrë të humbasim një mal me njerëz, kurrën e kurrës, dhe këtë e kemi në dorë ne, duke bërë durim. Mos rrini grumbull por në distancën të paktën 1 metër pas kurrizit të njëri-tjetrit.Kush e ka menduar se kjo luftë do të kalojë pa humbje jete e ka menduar gabim. Virusi do të prekë secilin prej nesh, çfarëdo të bëjmë ne.

Gjithçka bëjmë ne ka shumë rëndësi, duke u disiplinuar maksimalisht e ngadalësojmë përhapjen e armikut. Duhet të dalim nga kjo luftë me kokën lart jo duke numër qindra e mijëra të vdekur, larg qoftë. Mos prekni fytyrën pa larë duart, mbajini në distancë të moshuarit t’i përqafoni fort ditën e çlirimit jo t’i qani me lot e mos t’i bëni dot varrimin. Ata që shkojnë në punë të rrinë distancë 1 metër, mos të prekin fytyrën pa i larë duart pasi kanë prekur gjëra të tjera”, tha Rama.

Related posts

FJOLLA MORINA SHOKON ME DEKLARATËN E FUNDIT: PSE O ZOT E MORE LEZËN, E NUK E MORE ISËN?

admin

Pipero: Nëse rastet do të vijnë me këto ritme, do të lindë nevoja për spital të ri

admin

Gashi, Kurtit: S’mund të veprosh krye në vete, ose mundesh – por pastaj shkarkohesh

admin

Tahiri: Kurti humbi legjitimitetin, Qeveria e re në fillim të majit

admin

Greqia raporton numrin më të vogël të të infektuarve nga 12 marsi

admin

Pamjet me dron! Tirana si kurrë më parë, asnjë njeri jashtë, të gjitha rrugët bosh, Rama: I love you

admin