Infantino: Gati për skenar të keq, por FIFA do të ndihmojë

Presidenti i FIFA-s, Xhiani Infantino ka paralajmëruar se FIFA do të bëjë gjithçka që mundet për ta ndihmuar futbollin që gjendet para një krize të madhe financiare, nga pandemia “Covid 19”.

Por presidenti i FIFA ka pohuar se nuk ka garanci se kur mund të rifillojë futbolli.

”Shëndeti vjen së pari, pastaj gjithçka tjetër. Për menaxherët, pjesa tjetër do të thotë të shpresosh për më të mirën, por edhe të përgatitesh për më të keqen. Pa panik, le të qëndrojmë të qartë: ne do të luajmë përsëri kur mund ta bëjmë pa e rrezikuar shëndetin e askujt. Federatat dhe ligat janë të gatshme të ndjekin rekomandimet e qeverive dhe OBSH. Falënderoj mjekët, infermierët dhe të gjithë ata që rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar të tjerët. Ata janë heronj”, u shpreh Infantino për “La Gazzetta dello Sport”.

Related posts

A mund ta vrasin coronavirusin pijet e nxehta dhe rrezet ultravioletë?

admin

Si funksionon sistemi imunitar?

admin

Ejup Alimi dhe Ismet Guri dënohen me nga 3 vjet e 6 muaj burg për manipulime zgjedhore

admin

50 vendet qe duhet ti vizitoni gjat jetes(FOTO)

admin

Manual i BBC/ Si të mos infektohesh kur bën blerje në supermarket

admin

Rhian e vajton karantinën, pozon në të brendshme (FOTO)

admin