Haradinaj: Kurti po bën vetë-rrëzim të planifikuar

Vetërrëzim të planifikuar e ka quajtur situatën ku ka ardhur sot Qeveria e Kosovës, ka thënë shefi i GP të AAK-së, Datu Haradinaj.

Ai ka thënë se i ka dhënë mbështetjen këtij mocioni sepse pikë së pari AAK është opozitë dhe se kjo është Qeveri e paqëndrueshme. Ai ka thënë se AAK nuk ka pasur ndonjë dilemë se a të jepet a jo vota për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

“Çdo opozitë, prioritet e ka rrëzimin e Qeverisë, këtu nuk ka asnjë dilemë. Si është formu qeveria, e kemi parë që nuk shkoi gjatë. Zoti Kurti po bën një vetërrëzim. Shkarkimi i Veliut nuk ishte shenjë e përmirësimit të raporteve mes VV dhe LKD. Ky është një vetërrëzim i planifikum. Shkarkimi i Veliut ishte mënyrë sepse ai është një faktor i rëndësishëm në këtë koalicion”, ka thënë Haradinaj në Klan Kosova.

Haradinaj ka thënë se Kurti ka bërë strategji të ndryshme për ta nxjerr veten nga situata ku e ka futur.

Related posts

Nga e hëna nis faza e dytë e lehtësimit të masave në Kosovë

admin

Mbi 600 persona janë kthyer nga SHBA në Shqipëri

admin

Politika apo thëngjilli e largoi Contour Global nga Kosova?

admin

Thaçi i thotë BE-së: Dëshmojeni që jam gabim për Lajçakun

admin

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë: Reciprociteti ndaj Serbisë është në dëm të Kosovës

admin

Vjosa Osmani u bën thirrje deputetëve që të mos e votojnë rrëzimin e Qeverisë Kurti

admin