Google ka lançuar faqen dedikuar koronavirusit

Që prej të shtunës, Google lançoi një website të dedikuar vetëm për coronavirusin, ku njerëzit mund të gjejnë lehtësisht çdo informacion, përgjigje pyetjesh dhe këshilla të sakta e të sigurta.

Kjo lëvizje e Google-it, erdhi një javë pasi presidenti Trump u shpreh se Google po merret me ndërtimin e një website që do t’i ndihmojë amerikanët në lidhje me çdo pyetje dhe do t’i orientojë ata në lokacionin më të afërt për të bërë testin. Diçka e tillë nuk u konfirmua kurrë nga platforma gjigande dhe në website-in e publikuar gjatë fundjavës nuk përfshihet një skenar që lidhet me testimin.

Kjo faqje, është e përqëndruar në edukimin, parandalimin e virusit dhe tek burimet lokale. Kushdo që e klikon do të gjejë informacione të sakta për koronavirusin, këshilla për mënyrën se si duhet të ruhet, trendet që lidhen me pandeminë, ecurinë e saj në të gjithë vendet e botës dhe gjithçka tjetër.

Related posts

Ndikimi i grupit të gjakut tek COVID-19

admin

SHBA tejkalojnë Spanjën për nga numri i viktimave të COVID-19

admin

Mbi 250 mijë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

admin

Mbi 150 000 të vdekur nga Covid-19 në Evropë

admin

Belgjika hap shkollat në maj

admin

OBSH: Vigjilencë ekstreme gjatë daljes nga kufizimet

admin