Gara e UFC 249 do të zhvillohet, nuk e ndal “Covid 19”

Përpos krizës që ka shkaktuar pandemia “Covid 19”, në të gjitha aktivitet sportive në botë, drejtuesit e UFC janë të bindur se do të zhvillojnë “UFC 249” në muajin prill.

Për shkak të kufizimeve në tubimet publike në Nju Jork, ngjarja nuk do të organizohet atje siç ishte planifikuar fillimisht, por ajo do të zhvillohet diku tjetër. “UFC 249” përfshin luftën e madhe midis Khabib Nurmagomedov dhe Toni Fergusonit.

“Ne do të ndjekim këto udhëzime për të mos patur më shumë se 10 njerëz në një dhomë dhe ne shpresojmë që kjo të largohet deri në prill”, tha presidenti i UFC-së, Dana Uajt për “ESPN”.

Ngjarjet pritet të zhvillohen pas dyerve të mbyllura në UFC APEX – kompleksi sportiv i krijuar posaçërisht për garat “MMA” në Las Vegas.

Related posts

Tre ekipe të mëdha pas Torresit të Valencias

admin

Një skuadër italiane nuk luan më futboll në këtë sezon?

admin

Maradona: Liverpooli dhe Kloppi, tani janë të preferuarit e mi

admin

PSZH, 38 mln euro pagë vjetore për Nejmarin?!

admin

Nga Ballack deri te Higuain: 10 humbësit më të mëdhenj në histori të futbollit

admin

Barcelona konfirmon, rikthehet sulmuesi uruguaian

admin